MENU
klinika

Rama: 45 auditorë për 1700 studentë

“Nis ndërtimi i Fakultetit të Studimeve Profesionale”

01.03.2024 - 11:25

Ka nisur puna për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Mosiu” në Durrës.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama me një postim mëngjesin e sotëm në Facebook. Sipas tij ky fakultet do të ketë 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente për 1700 studentë dhe 80 pedagogë e staf akademik.

“Mirëmëngjes dhe me hapjen e kantierit për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Mosiu” në Durrës, ku po investohet për ngritjen e një hapësire me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente për 1700 studentë dhe 80 pedagogë e staf akademik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.