MENU
klinika

Kanosi me thikë një 65-vjeçar

Nisin hetimet për 42-vjeçarin në Fier

20.03.2024 - 14:12

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për një 42-vjeçar, i identifikuar me inicialet S. K.

Autoritetet njoftojnë se ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 65-vjeçar.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. K., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 65-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.