MENU
klinika

Një termocentral bërthamor në Hënë

Rusia dhe Kina prezantojnë nismën e re

07.03.2024 - 13:28

Boshti Rusi-Kinë po lulëzon dhe nuk kufizohet vetëm në sferën politike. Moska dhe Pekini në fakt po vlerësojnë mundësinë e instalimit të një termocentrali bërthamor në Hënë, nga viti 2033 deri në vitin 2035, një hap i mundshëm përpara drejt krijimit të vendbanimeve të ardhshme hënore. Projekti është nënshkruar nga agjencia ruse e hapësirës Roscosmos dhe homologu i saj kinez, Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës (CNSA): sipas asaj që u njoftua nga CEO i Roscosmos, Yury Borisov, Moska ishte në gjendje të kontribuonte me përvojën e saj në “hapësirën bërthamore të energjisë” .Duke folur në Festivalin Botëror të Rinisë në Sirius, Borisov theksoi: “Sot ne po shqyrtojmë seriozisht një projekt, midis 2033 dhe 2035, për të ofruar dhe instaluar një njësi energjie në sipërfaqen hënore së bashku me kolegët tanë kinezë”. Gjatë fjalimit, ish-ministri rus i Mbrojtjes nënvizoi se panelet diellore nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë energji elektrike të mjaftueshme për të furnizuar vendbanimet e ardhshme hënore, ndërsa energjia bërthamore mund ta bëjë këtë: “Kjo është një sfidë shumë serioze… duhet të bëhet në mënyrë automatike, pa praninë e njeriut”. Hapësira duhet të jetë “pa armë bërthamore” dhe Rusia “do ta mbrojë vazhdimisht këtë pozicion” , shtoi ai. Por kjo nuk është e gjitha. Borisov në fakt ka vënë theksin në planet e Moskës për të ndërtuar një anije kozmike mallrash me energji bërthamore. Objektivi i Hënës i përbashkët nga Rusia dhe Kina daton në vitin 2021. Siç u përsërit kohët e fundit, Moska është gati të nisë misione të reja hënore, ndërkohë që Pekini ka konfirmuar se synon të “lançojë” astronautin e parë kinez në Hënë deri në vitin 2030.