MENU
klinika

1800 euro menuja

Njihuni me restorantin më të shtrenjtë në botë

08.03.2024 - 09:03

Restoranti më i shtrenjtë në botë ndodhet në Ibiza. Sublimotion gjendet konkretisht në hotelin Hard Rock dhe drejtohet nga shefi i kuzhinës Paco Roncero, me dy yje Michelin.

Çmimi i menusë është plot 1800 euro. Një çmim i tillë është vendosur sepse përveç ushqimit, paguhet edhe për “një aventurë ekskluzive dhe inovative, ku pranohen vetëm 12 klientë në natë”.

Përvoja në këtë restorant, në faqen e internetit të restorantit, përshkruhet si “performanca e parë gastronomike e krijuar për të rritur kënaqësinë e të ulurit për të ngrënë në tavolinë”, bazuar në “një art të ri skenik që bashkon kuzhinën e rafinuar, teknologjinë, skenën dhe argëtimin”.

“Sublimotion” thekson se, përmes konceptit të tij gastronomik, është “i aftë të shndërrojë tryezën në skenë dhe klientin në protagonist”. Paco Roncero shpjegon se “tavolina është një skenë ku shumë gjëra ndodhin mbi të dhe rreth saj”.

Restoranti thekson në faqen e tij të internetit se “Sublimotion” është rezultat i “bashkimit të një ekipi kuzhine të përbërë nga 10 yje Michelin” dhe punës “me dizajnerët, inxhinierët, skenaristët dhe kompozitorët më të shkëlqyer”.

Shefi i kuzhinës Paco Roncero thekson se me eksperiencën gastronomike, që zgjat rreth tre orë, të ofruar në këtë ambient luksoz, ka pasur “një ndryshim në mënyrën e të ushqyerit”.

Përtej ekskluzivitetit të shërbimit vetëm për 12 klientë në natë, duhet theksuar se restoranti është i hapur vetëm në Ibiza gjatë sezonit të verës. Më pas transferohet në Dubai, ku hap dyert çdo nëntor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rekord që nga koha e piramidave

Çmimet nuk ndalen, inflacioni arrin 8.3%


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain