MENU
klinika

Çfarë thuhet për rastin Beleri

Partitë Popullore Europiane, rezolutë për situatën në Shqipëri

06.03.2024 - 21:52

Partitë Popullore Europiane, forca kryesore politike në Parlamentin Europian, ka miratuar një rezolutë për situatën në Shqipëri. Ajo ka bërë thirrje të respektohen të drejtat e opozitës dhe të kryhet një reformë gjithëpërfshirëse elektorale. Në rezolutë përmendet edhe rasti i dënimit të Kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

EPP në rezolutë ben thirrje për zbatimin e shpejtë të të drejtave parlamentare dhe kushtetuese të opozitës, duke përfshirë funksionin e saj themelor për të mbajtur ekzekutivin përgjegjës.

“Shpreh shqetësimin në lidhje me gjetjet e Raportit të Zgjedhjeve Vendore të OSBE-ODHIR 2023 dhe bën thirrje për një zbatim të shpejtë të rekomandimeve dhe reformës zgjedhore dhe për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët për të adresuar këtë çështje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme”, thuhet ne rezolute.

Po ashtu rezuluta e EPP thekson se neglizhimi i shtetit të së drejtës, të drejtave themelore dhe lirisë së medias, si dhe korrupsioni i përhapur dhe mungesa e ndarjes së pushteteve, po minojnë rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Dënon ashpër veprimet e qeverisë shqiptare kundër një kryebashkiak të zgjedhur nga minoriteti etnik dhe ndërhyrjen e saj të drejtpërdrejtë në proceset zgjedhore, të cilat bien ndesh me vlerat europiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Trafikantit shqiptar që njihet si ‘Zot i Drogës’

Gjendet i vdekur krahu i djathtë i Elvis Demçes

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë