MENU
klinika

Mungon Alibeaj

Pas 5 muajsh bllokime, mbahet komisioni i parë me prani fizike të deputetëve demokratë

18.03.2024 - 13:50

Marrëveshja PS-Rithemelimi ka “rikthyer” pas 5 muajsh Komisionet Parlamentare në normalitet.

Pas 5 muajsh bllokime të mbledhjeve është mbajtur sot me prani fizike të deputetëve, Komisioni për Çështjet Ligjore.

Ky hap pozitiv erdhi pas marrëveshjes së arritur mes opozitës dhe maxhorancës, për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

“Më vjen mirë që jemi të gjithë të kthyer në sallën e mbledhjeve të Komisionit, për ti dhënë më shumë rëndësi interesit publik dhe shqetësimeve të qytetarëve, Uroj punime sa më të mbara të Komisionit”, u shpreh kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka.

Ndërkohë, në mbledhje mungon deputeti i PD, Enkleejd Alibeaj. Grupi i tij i ka cilësuar si pazare negociatat PS-Rithemelimi, që sipas tyre kanë qëllim vetëm interesat e Sali Berishës dhe Edi Ramës.

E pranishme në mbledhje, deputetja Dhurata Çupi tha se është zhvillim pozivitiv kthimin në normalitet të këtij komisioni.

“Ironike dhe e papranueshme që në gjashtë muaj komisioni që duhet të jete komisioni që zbaton ligjshmërinë dhe lideri i komisioneve ssa i takon zbatimit të rregullave që ka qenë nën shinat e paligjshmërisë. E shikojmë zhvillim pozivitiv kthimin në normalitet të këtij komisioni.

Qytetarët na kanë votuar që të punojmë për ta dhe jo të votojmë ligje klienteliste. Ndaj e vlerësojmë kthimin e këtij komisionit me prani fizike.

Së dyti, zonja kryetare ju duhet të insistoni që mbrojtjen e projektligjeve këtu të bëhet nga ministrat e ministrive. Këtu duhet të vijnë ministrat, sot janë pika shumë të rëndësishme.”-u shpreh Çupi.

Normaliteti në Komisone vjen pas 5 muajsh, pasi për shkak të kaosit të krijuar nga opozita në salla, mbledhjet u zhvilluan online.