MENU
klinika

Çfarë u zbulua për vrasjen e Pëllumb Metës

Hygerta Meta rikthehet në shtëpinë ku ndodhi krimi!

11.03.2024 - 11:52

Prokuroria ka rikthyer në shtëpinë ku ka ndodhur krimi, Hygerta Metën, pasi ajo pretendon se është ajo autorja e vrasjes të së atit, Pëllumb Meta.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se vajza ka shpjeguar krimin në prani të ekspertëve, ku u përcaktua distanca, trajektorja dhe detaje të tjera.

Dërgimi i vajzës në shtëpinë ku ndodhi krimi makabër, erdhi si pasojë e dy eksperimenteve që prokuroria do të kryente në tentativë për të zbuluar se kush është autori i vërtetë i ngjarjes dhe cili është roli i secilit bashkëpunëtor.

Për krimin makabër janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta. Fillimisht ishte studentja e cila pranoi se kishte vrarë babain, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero.

Pëllumb Meta u denoncua si i zhdukur nga djali Hyseni tri ditë pasi e kishin vrarë brenda në shtëpi dhe zhdukur trupin pranë kasolles. Pas zbulimit të trupit, Hygerta pranoi krimin dhe tha se babai kishte vendosur ta fejonte me një emigrant pa dëshirë. Ndërsa pretendonte se babai I kishte dhunuar në mënyrë sistematike. Policia arrestoi më pas dy djemtë e viktimës dhe ishte Hyseni djali i madh që pranoi krimin.