Sherri dhe përplasja fizike mes Princ Lekës dhe ish bashkëshortes së tij Elia Zaharia ka marrë vëmendjen edhe të mediave amerikane.
“New york post” shkruan në një artikull se “Princi i kurorës Leka II i Shqipërisë ka pohuar se ai u sulmua ashpër nga ish gruaja e tij, Princesha Elia dhe babai i saj vetëm disa javë pasi njoftuan divorcin”.
Mbreti, i cili njoftoi se po ndahej nga gruaja e tij pas shtatë vitesh martesë në janar, po kërkon përfshirjen e policisë pas sulmit të dyshuar në familje.
Sipas pamjeve që qarkulluan në rrjetet sociale këtë javë, Leka, 41 vjeç, dyshohet se u përfshi në një përplasje fizike me Elia, 41 vjeç dhe babain e saj, Gjergj Zaharia, 73 vjeç.
Sherri i supozuar ndodhi vetëm dy muaj pasi çifti, që kanë vajzën 3-vjeçare, Princeshën Geraldine, njoftuan divorcin.
Që atëherë, Oborri Mbretëror shqiptar ka lëshuar një deklaratë zyrtare në përgjigje, duke pretenduar se Princi i Kurorës ishte “sulmuar fizikisht me objekte të forta”.
Në deklaratë thuhet se pas sulmit qëndronin ish-gruaja e tij dhe babai i saj.
Princesha Elia ka thyer heshtjen, duke dhënë versionin e saj: “Është një situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehesh në shtëpi dhe të gjesh Lekën duke u përpjekur të dhunojë babanë tim 73-vjeçar”, tha ajo për median lokale.