MENU
klinika

Kush janë dy vëllezërit që dyshohet se vranë të riun

Përplasja me armë mes grupeve, detaje nga krimi në Prishtinë!

27.03.2024 - 10:51

Një i ri ka humbur jetën pas përplasjes së dy grupeve në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë.

Viktima është identifikuar si Egzon Haziri, rreth 30-vjeç, i cili humbi jetën pas plagëve të marra. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur edhe dy persona tjerë, përfshirë një kalimtare të rastit.

Sipas gazetës Sinjali, të dyshuar si autorë të krimit janë vëllezërit Naim Berisha, 39-vjeç dhe Ahmet Berisha, 29-vjeç.

Dy grupet mësohet se janë përfshirë në konflikt dhe janë përplasur me njëri-tjetrin e më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armës.

Viktimë mbeti Egzon Haziri, ndërsa u plagos edhe personi që ishte me të, i cili ndodhet në spital jashtë në gjendje stabël.

Ndërsa kalimtarja, e cila u plagos, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën në spitalin e Urgjencën e QKUK.