MENU
klinika

Ka disa arsye

Përse simptomat e ftohjes përkeqësohen gjatë natës

21.03.2024 - 08:36

Sapo shkojmë për të fjetur në mbrëmje, fillojmë të kollitemi, hunda na bllokohet ose dridhemi ose djersitemi nën çarçaf. Intensiteti dhe mënyra se si shfaqen simptomat e ftohjes gjatë ditës dhe natës varet kryesisht nga ritmi cirkadian i personit, pra nga ora e tij e brendshme, sipas së cilës ndryshimet fiziologjike dhe mendore, si dhe ndryshimet në sjellje, ndodhin në cikle afërsisht 24 orë.

Sipas mjekëve, gjatë ditës, energjia shpenzohet për detyrat e biznesit, për t’u kujdesur për shtëpinë dhe familjen, për t’u çlodhur dhe gjatë natës, kur nuk ka aktivitete të tilla, trupi mund të drejtojë shumë më tepër energji për të forcuar sistemin imunitar. Kortizoli, hormoni kryesor i stresit në trup, është në nivele më të larta gjatë ditës dhe dihet se ky hormon qetëson sistemin tonë imunitar.

Kur nivelet e tij bien gjatë natës, sistemi mbrojtës punon më shumë dhe rezultati është inflamacioni më i theksuar. Ky është një proces shërimi krejtësisht normal dhe i domosdoshëm, por gjithashtu i përkeqëson simptomat e ftohjes. Kur ulemi drejt ose ecim, forca e gravitetit bën punën e saj dhe shkakton kollitje dhe rrjedhje hundësh, pra zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Megjithatë, kur jemi të shtrirë në shtrat, graviteti nuk ndihmon më, kështu që mukusi mund të grumbullohet në fyt dhe të përkeqësojë kollën, ose në hundë dhe të rrisë bllokimin.

Ndërkaq, dimbja e fytit është një simptomë e një infeksioni virusal ose bakterial të traktit respirator. Dhimbja e fytit është më së shpeshti pasojë e infeksioneve, kryesisht virusale, më rrallë bakteriale. Në rastet e infeksioneve virusale aplikohet vetëm trajtimi simptomatik, pra zbutja e simptomave, por jo largimi i shkaktarit.

Kjo do të përfshijë përdorimin e anestetikëve lokalë, hidratuesve dhe antiseptikëve. Hidratimi i mukozës së fytit është shumë i rëndësishëm. Gjatë një infeksioni, trupi mund të humbasë më shumë ujë, kështu që ju duhet të siguroni hidratim adekuat, të paktën 2.5 litra lëngje në ditë. Pirja e pijeve të ngrohta, duke përfshirë ujin me mjaltë, mund të ndihmojë në mbajtjen e mukozës së fytit të hidratuar siç duhet.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?