MENU
klinika

U sekuestrua në Vlorë

Pistoleta-stilolaps, ja si funksionon

08.03.2024 - 10:19

Një arsenal i tërë armësh është sekuestruar këtë të enjte në Babicë të Vlorës, në banesën e Luçiano Derajt, i cili është vënë në pranga, pasi dyshohet se është i lidhur me grupe kriminale.

Na banesën e tij u gjet armë si snajper, pistoletë, silenciatorë dhe plumba, të gjitha armë të cilat mund të përdoreshin në atentate të mundshme.

Por ajo që bëri më shumë përshtypje në këtë aksion është se mes armëve të rënda u kap dhe një pistoletë-stilolaps. Në Shqipëri një armë e tillë është ndeshur shumë rrallë.

Por si funksionon dhe në çfarë largësie ka efikasitet kjo armë?

Pistoleta-stilolaps ka efikasitet deri në 5 milimetra.

Kjo armë bëhet e rrezikshme vetëm nëse do të përdoret në kokën e shënjestrës, duke sjellë më pas dëmtime që mund të shkaktojnë vdekjen.

Gjithashtu mësohet se kjo armë nëse do të përdorej në trup, apo në një largësi më shumë se 5 milimetra do të sillte plagosje, por jo vdekjen e shënjestrës ku do të përdorej.