Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja në Pogradec, ku vëllai plagosi me thikë vëllain.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta nga një konflikt i çastit pasi autori njihet si përdorues i alkoolit dhe në momentin e plagosjes ka qenë në gjendje të dehur.
I plagosuri i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë një plagë të lehtë në krahun e majtë dhe pas mjekimit do të largohet drejt banesës së tij.
Ndërsa autori Sami Shuli ndodhet në ambientet e komisariatit të Pogradecit për veprime të tjera procedurale.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.