MENU
klinika

Skandali i 5 tonëve kokainë kontrabandë

Plas në Serbi, ‘bosi’ i madh dyshohet se është Vuçiçi

08.03.2024 - 14:01

Rrjeti i kërkimit të krimit dhe korrupsionit KRIK zbuloi, bazuar në korrespondencën në aplikacionin Sky, se ish-ministri i policisë dhe një ish-zyrtar i lartë i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë ishin në komunikim me Darko Shariqin, i cili akuzohet për kontrabandë 5 ton kokainë.

Sipas të njëjtit hetim KRIK, ata zyrtarë fshiheshin pas emrave të koduar – Edo dhe Markus. Sipas KRIK, emri që po ashtu është përmendur shpesh është Oskar, i cili aludohet si shefi kryesor.

Pavarësisht kësaj, KRIK thekson se as policia dhe as prokuroria kompetente nuk kanë tentuar ta identifikojnë Oskarin.

Partitë opozitare dhe gazetarët në Serbi tregojnë se bosi misterioz nga korrespondenca është në të vërtetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Për këtë ka reaguar Ana Brnabiç.

Sipas saj Vuçiç nuk është Oscar. Thotë se kjo është një gënjeshtër brutale, që synon ndërmjetësim dhe destabilizim të Serbisë.

Partia Liri dhe Drejtësi pyeti pse askush nuk guxon të thotë se “Oscar” është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke marrë parasysh shkrimin e KRIK-ut se Darko Shariç është ndihmuar nga Nebojsha Stefanoviç – emri i koduar në komunikimin Sky Edo dhe kreu i BIA-s Marko Parezanoviç – Marcus, dhe se ata po merrnin urdhrat e tyre nga një njeri emri i koduar i të cilit ishte Oscar.

“Aleksandar Vuçiç është një njeri që pyetet për gjithçka në Serbi. Asnjë vendim i vetëm nuk merret pa të. Dhe është absolutisht e qartë se e gjithë makineria që ka ndihmuar klanin e Darko Shariqit, por që ka përkrahur edhe klanin e Veljko Belivuk, nuk mund të fillojë pa vendimin e Vuçiçit” – njoftuan më herët.

Siç thonë ata, nuk ka asnjë person tjetër nga i cili Stefanoviç dhe Parezanoviç kanë marrë urdhra për të bërë gjithçka që kanë bërë, përveç, siç theksojnë, Aleksandar Vuçiç.

“Oscari është njeriu që mafia e quan “zyrtari i plotfuqishëm”, thotë “vetëm një njeri që mund t’ua zgjidhë problemin”, thuhet më herët në njoftim.