MENU
klinika

“Vinçi preku linjën e tensionin të lartë”

Policia njoftim zyrtar për ngjarjen në Lushnje: 1 i vdekur dhe 8 të plagosur!

01.03.2024 - 18:45

Polica ka konfirmuar se deputeti i PS-së Bujar Çela është mes të plagosurve.

Pasditen e sotme ndodhi një shpërthim i fuqishëm në qytetin e Lushnjës ku për pasojë një person ndërroi jetë dhe disa të tjerë u plagosën, mes tyre dhe deputeti i PS-së Bujar Çela.

Lidhur me këtë ngjarje, Policia ka dhënë detajet e para zyrtare, ku ka konfirmuar se nga shpërthimi ka pasur një viktimë i identifikuar si Landi Verçani, si dhe janë plagosur 8 persona. Gjithashtu polica ka konfirmuar se deputeti i PS-së Bujar Çela është mes të plagosurve.

Më tej në deklaratën zyrtare, thuhet se shkak për shpërthimin është bërë kontakti i vinçit me linjën e tensionit të lartë.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm.

Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L.V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”, thuhet në njoftimin zyrtar.