MENU
klinika

‘Objektivi’ po lëvizte me një automjet

Policia sqaron ngjarjen: Si ndodhi plagosja në Lezhë

06.03.2024 - 09:57

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës, ku Agron Puka 54-vjeç u plagos gjatë një atentati ndërsa dërgonte fëmijët në shkollë.

Policia sqaron në njoftimin për mediat se 54-vjeçari në momentin e ngjarjes ka qenë duke lëvizur me automjet, ndërkohë që blutë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

 

 

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.