MENU
klinika

“Duan t’i djegin mandatin”

Prej 30 dhjetorit në “arrest shtëpie”- Avokati i Sali Berishës: Qëllimi është politik!

12.03.2024 - 14:16

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj thotë se zvarritja e procesit ndaj ish kryeministrit ka qëllime politike, për t’i djegur atij mandatin.

Në një konferencë për mediat, Gjokutaj u shpreh se sipas ligjit masa ndaj Sali Berishës duhet të rishqyrtohet çdo dy muaj.

Gokutaj deklaroi se “kur dikush mbahet në izolim për shkaqe jo ligjore, shkaku i dytë është arsye politike”, me qellim per ti konsumuar mandatin e deputetit.

“Ne raste të tilla nuk mundet që masa e sigurisë të ndërpresë aktivitetin e deputetit.

Sipas ligjit cdo dy muaj duhet të rishqyrtohet masa pasi sistemi jonë i drejtësisë është i tillë që gjykata ka rol kontrollues. Kur gjykata jep arrest cdo dy muaj kontrollon efektshmërinë e shfrytëzimit të afatit hetimor.

Berisha mbahet në arrest shtëpie vetëm me urdhër politik të Edi Ramës.

Masa e arrestit të Berishës është vendosur pas dy muaj kur ai ka qenë detyrim paraqitje. Prokurorët jo kanë heshtur, por kanë konfirmuar faktin që Berisha nuk ka prishur asnjë provë, për të intimiduar dëshmitarë , çka e bën të pakuptimtë këtë masë sigurimi.

Kur dikush mbahet në izolim për shkaqe jo ligjore, shkaku i dytë është arsye politike. Zvarritje po bëhet me qëllim që të konsumojnë edhe mandatin e zotit Berisha”, tha Gjokutaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN