Pas publikimit të videos së Kate Middleton e cila tregonte mbi sëmundjen e kancerit që po i zhvillohej në trup, pas operacionit abdominal të cilit ju nënshtrua pak kohë më parë, pati një ndikim të madh tek njerëzit.
Britanikët janë dyndur në dyert e spitaleve dhe klinikave për të mësuar më shumë mbi gjendjen e tyre shëndetësore dhe, nëse kanë të pranishme qeliza kancerogjene apo jo. Për këtë drejtuesit e National Health Service kanë përgëzuar guximin e Princeshës së Uellsit e cila edhe pse gjendja e saj fizike dhe psikologjike nuk është e mirë, sërish mundi ta ndante këtë përvojë të saj me të gjithë botën. Sipas tyre video e Kate mund të shpëtojë shumë jetë njerëzish
Sipas një raporti të NHS, vetëm 24 orë pas publikimit të videos së Kate me zë dhe figurë, në faqen e tyre pati 2840 vizita për kancerin. Pothuajse 600 vizita më shumë se një javë para videos.
Pati gjithashtu një rritje të madhe të shikimeve në faqen e simptomave të kancerit të NHS, me 4,172 vizita në tre orët pas njoftimit të videos së Kate të Premten, praktikisht rreth një në çdo tre sekonda.
Gjithashtu edhe Dukesha e Jorkut Sarah Ferguson, e cila është diagnostikuar me kancer të gjirit dhe lëkurës vitin e fundit, ka lavdëruar Kate që ka folur për diagnozën e saj.
Ajo, e cila e ka pasur gjithçka të qartë, tha: “Si dikush që është përballur me betejat e veta me kancerin në muajt e fundit, jam plot admirim për mënyrën se si ajo ka folur publikisht për diagnozën e saj dhe e di që do të bëjë një bujë të jashtëzakonshme për të rritur ndërgjegjësimin.”