MENU
klinika

Temperatura të larta dhe ajër ‘mbytës’

Priten sasi të larta pluhuri me origjinë nga shkretëtira e Saharasë

31.03.2024 - 10:30

Këtë të dielë moti do të jetë i ngrohtë dhe me temperatura relativisht të larta për muajin ku ndodhemi.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak sot pritet afrimi gradual nga Evropa perëndimore e një qendre të thellë të presionit të ulët, e cila duke kaluar mbi Afrikën e veriut do të transportojë mbi Evropën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë).

Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.