MENU
klinika

"Rëndësi ka të mos ketë parakushte"

PS jep ‘dritën jeshile’ pas situatës së opozitës në Kuvend: Do të diskutohet, mund të kemi negocim lidhur me kërkesat e PD-së

08.03.2024 - 14:15

Deputeti i PS Lavdrim Krashi duke folur në një studio televizive, tha që ka shenja që mes mazhorancës dhe opozitës mund të diskutohet dhe negociohet lidhur me kërkesat e PD-së së Rithemelimit. L
“Rëndësi ka të mos ketë parakushte”, PS jep
Deputeti i PS Lavdrim Krashi duke folur në një studio televizive, tha që ka shenja që mes mazhorancës dhe opozitës mund të diskutohet dhe negociohet lidhur me kërkesat e PD-së së Rithemelimit.

“Puna në PS është në një fazë të rienergjizimit të vet për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme, dhe për të mbajtur lidhjen me komunitetin që i shërben. Përgjatë ditëve të fundit ka një ndryshim strategjie sa i takon edhe opozitës, edhe mazhorancës, në komunikimin publik. Unë jam i mendimit që mënyra më e mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet është biseda me njëri-tjetrin. E vërteta ndodhet diku në mes. Ka shenja që mund të diskutohet dhe negociohet. E rëndësishme është që negociatat të jenë të sinqerta dhe pa parakushte, sepse kur vendos parakushte lë hapësira të vogla për të negociuar. Ka disa deputetë nga opozita që marrin pjesë në votim, votojnë kundër apo pro s’ka rëndësi. Supozojmë sikur për një moment vendosim të lëmë 8 komisione hetimore parlamentare, duhen 140 deputetë pjesëmarrës, që do të thotë që e kthejmë Parlamentin në Prokurori. Shpresoj që të dyja palët të gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi është mbi të gjitha në interesin e Shqipërisë.Secili prej nesh ka përgjegjësinë që në artikulimin publik për të qenë bashkëpunues me opozitën. Pastaj emrat kanë pak rëndësinë. Kushdo prej nesh nuk do shkojë në emrin personal, por në emrin e Shqipërisë”.

I pyetur a i friket mazhoranca komisioneve parlamentare, Krashi tha:

“Nuk mendoj që i frikësohet. Ka 1-2 vite që shqiptarët po shikojnë dritë në fund të tunelit, ka filluar shpërbërja e korrupsionit. Kushdo zyrtar që është përfshirë në aktivitete korruptive, tashmë ka ardhur koha që publiku përmes strukturave do t’i investigojë. Kush ka bërë akte të paligjshme do përgjigjet në rrugë ligjore, por kjo krijon edhe kosto politike. Përgjegjësitë janë personale. Gjithkush që është përfshirë në gjëra të tilla, qoftë si individ, qoftë në grup. Ishte krijuar ideja e paprekshmërisë dhe drejtësia e re pikërisht këtë po bën”.

Opozita pretendoi se mungoi kuorumi në Kuvend për miratimin e shtyrjes së ligjit për investimet strategjike. Krashi i hodhi poshtë këto pretendime.

“Përveç 68 deputetëve të PS dje, ishin edhe 2-3 kolegë nga opozita që votuan. Ka qenë kuorumi i nevojshëm për kalimin e ligjit. Gjithsesi është detyra e stafit të Kuvendit, sepse s’është një individ në gjendje, kryetarja Felaj, për ta parë sa kanë votuar”, përfundoi Krashi.

“Festojmë me krenari bashkë me ju!“

Ambasada e SHBA dhe sekretari Blinken urojnë shqiptarët

“Kjo ngjarje ka gjithnjë të njëjtin emocion!“

Kurti uron 112-vjetorin e Pavarësisë

“Nga Sheshi i Flamurit, te Kalaja e Rozafës”

Rama uron shqiptarët për 112-Vjetorin e Pavarësisë