MENU
klinika

Berisha merr kryetarin

PS vendos shumicën; zbardhet drafti i marrëveshjes PS-PD për koncesionet hetimore

15.03.2024 - 17:47

PS dhe PD kanë arritur marrëveshjen, për të ngritur Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.

PS dhe PD kanë arritur marrëveshjen, për të ngritur Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi dhe Komisionin Hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS.

Sot në orën 16:00 do të mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku pritet të dokumentohet marrëveshja për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Komsioni do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe gjashtë anëtarë propozohen nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe 8 anëtarë propozohen nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Puna e komisionit do të zgjasë 4 muaj, por mbetet e hapur mundësia për shtyrjen e këtij afati.

Këta dy komisione ishte pjesë e diskutimeve të ditëve të fundit mes kundërshtarëve politikë, të cilët arritën një marrëveshje për rikthimin e normalitetit në sallën e Kuvendit me plotësimin e një pjese të kërkesave të demokratëve. Kjo marrëveshje u etiketua si “pazar okult” nga Lulzim Basha dhe grupi i tij në kuvend.

Opozita e drejtuar nga deputetët e Rithemelimit kërkon edhe ngritjen e një komisioni të ri për reformën zgjedhore, por deri tani kjo gjë nuk është miratuar nga socialistët.

Në draftin e dakordësuar thuhet: 

Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të sistemit TIMS.

2. Komisioni Hetimor ka për objekt të veprimtarisë së tij:

(i) Shqyrtimin e cështjeve lidhur me kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistemit TIMS; dhe

(ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo, ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës në fuqi.

3. Komisioni ka të drejtë të hetojë dhe të bëjë transparencë të plotë për cdo cështje që përfshihet në objektin e punës së tij, në përputhje me parimet kushtetuese, vecanërisht parimin e ndarjes së pushteteve, duke mos iu mbivendosur punës së organeve të drejtësisë, parimin për një proces të rregullt ligjor, parimin e prezumimit të pafajësisë, parimin e paanshmërisë dhe i respektimit të jetës private të individit.

4.Komisioni Hetimor, i ngritur sipas këtij vendimi, bashkë me raportin përfundimar i paraqet Kuvendit në seancë plenare rekomandime për marrjen e masave administrative dhe/ose ndryshime ligjore.

5.Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 15 (pesembëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe 6 (gjashtë) anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe 8 (tetë) anëtarë propozohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste. Përbërja e Komisionit caktohet me vendim te vecante te Kuvendit.

6.Komisioni Hetimor do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 4 – mujor, nga data e miratimit të këtij vendimi. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të Komisionit, Kuvendi vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.

7.Ngarkohen Kryetari i Kuvendit dhe Sekretari i Përgjithshëm për krijimin e kushteve të punës dhe mbështetjen logjistike të veprimtarisë së këtij Komisioni Hetimor.

Kujtojmë se mbledhja ishte e planifikuar të mbahej të mërkurën, por u shty me arsyetimin se ende nuk ishte arritur dakordësia për objektin e hetimit të dy komisioneve hetimore.

Dakordësia për Komisionet Hetimore u arrit disa ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve, ku mazhoranca u tërhoq nga vendimet e datës 12 Tetor 2023 për rrëzimin e komisionit hetimor për kontratat koncesionare në Shëndetësi dhe për komisionin hetimor për ndërhyrjen e paligjshme në sistemin TIMS. Në Konferencën e Kryetarëve u ra dakord që Opozita të ushtrojë të drejtën për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e dy Komisioneve Hetimore që u rrëzuan më 12 Tetor 2023.

U vendos në parim që të ngrihen të dyja komisionet e mësipërme, që ishin edhe shkaku i nisjes së aksionit të opozitës në Kuvend që nga 19 tetori i vitit 2023 e deri më sot.

Konferenca e Kryetarëve ka arritur gjithashtu dakortësinë në parim për një tjetër çështje që shkaktoi bllokimin e veprimtarisë normale të Kuvendit, që ishte përfaqësimi me ato që opozita cakton vetë në proceset e Reformave.

Palët kanë rënë dakord në parim që Kuvendi të ngrejë një “Nënkomision për Reformat”, që përbëhet nga 4 anëtarë (2 cakton Çuçi – 2 cakton Bardhi).

Nënkomisioni është përgjegjës për diskutimin/shqyrtimin e paketave ligjore, reformave dhe ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar apo ligjeve që kërkojnë gjithëpërfshirje, përfshirë ligjet që janë të nevojshme për procesin e integrimit europian.

Komisioni merr vendimet me konsensusin e të gjithë anëtarëve (veto) dhe më pas i kalon aktet e dakordësuara për shqyrtim/miratim në seancë plenare.

Kujtojmë këtu që Komisionit të Reformës Zgjedhore i skadon afati më 21 Mars 2024, ku bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Alibeaj kanë dështuar deri më tani të kenë produkt.