Për ekspertin e ekonomisë Pano Soko dy janë zërat që përbëjnë shqetësim në rritjen e borxheve të bizneseve ndaj administratës tatimore.
I ftuar në një emision televiziv, Soko tha se e para është pamundësia e biznesit për të paguar dhe tjetra skemat e evazionit fiskal.
“2 janë zërat që përbejnë shqetësim. Nëse janë detyrime të krijuara si pasojë e pamundësisë së biznesit, sepse këtu kemi një problem, apo ato detyrime të krijuara si pasojë e skemave të evazionit fiskal të cilat së fundmi janë bërë sport kombëtar, hapja e NIPT-it, krijimi i detyrimeve, mbyllja e NIPT-it. Këto janë shqitësuese.
E para është shqetësim se detyra e taksambledhës nuk është ta vdesësh biznesit, por që nëpërmjet aktivitetit të shëndetshëm të biznesit, shteti të grumbullojë pjesën e vet për të cilin biznesit i ofron shërbimin.
Sistemi i taksave ndërtohet në këtë raport, në momentin që kemi pamundësi nga biznesit kjo duhet parë.
Pse lind pamundësia, ndoshta barra fiskale është më e lartë se pesha që zë aktiviteti ekonomik, të ardhurat që krijon. Nga krahu tjetër kjo do të kërkonte të rishikoheshin ligjet, kuotat, %.
E dyta është se ne kemi fenomenin e evazionit fiskal, këtyre kompanive që hapen për skemat e përfitimit.
Shteti nuk arrin dot ta gjurmojë atë që bën krimin. Informaliteti është në nivelin 40%.”, tha Soko.