Misteri i miliarda dollarë aksione që po shiten nga disa nga më të pasurit e botës megjithëse bursat janë të forcë të plotë, po habit disa ekspertë finance.
Fillimisht e përditshmja britanike Daily Mail i referohet për këtë, arsyeve si paqëndrueshmëria e gjeopolitikës, e zgjedhjeve kombëtare apo e luftës.
Fluska e teknologjisë ka treguar se është vënë nën tension ekstrem gjatë gjithë vitit 2023 me largime masive nga puna në kompanitë e Silicon Valley, kurse Presidenti Joe Biden ka premtuar “rritje të taksave për më të pasurit” nëse fiton zgjedhjet e reja në nëntor.
Siç ka sinjalizuar me panik dhe kreu i financierëve JPMorgan Chase , Jamie Dimon në fillim të vitit: “Kjo mund të jetë koha më e rrezikshme që bota ka parë në disa dekada”.
Sipas raportimeve investitorët e mëdhenj në fund të vitit që shkoi kishin mbajtur vetëm 25 përqind të aseteve të tyre neto në tregun e aksioneve, dhe askush nuk e di perse.
Investitorët shesin për arsye të ndryshme se sezonet e taksave që nisin, apo diversifikimin e kompanive.
Ose mund të jetë arsyeja e vjetër e tregjeve, ‘shit kur është çmimi i lartë’.
Në shkurt 2024, kreu i Amazon, Jeff Bezos shiti $8.5 miliardë aksione, ndërsa bankieri Jamie Dimon (JPMorgan) shiti $150 milionë nga aksionet e tij, për herë të parë që kur mori kontrollin në 2006.
Dimon paraqiti një listë cështjes si argumente: lufta në Ukrainë, lufta e re në Gaza, borxhet e larta qeveritare dhe deficitet, inflacioni apo tregu i vogël i punës dhe rritja e kërkesave për paga të larta.
Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg ka qenë gjithashtu pjesë e lojës duke shitur $428 milionë aksione të Meta në vitin 2023.
Ndërsa nga 21 deri në 24 shkurt, familjet amerikane pronare të Ëalmart, kanë shitur $1.5 miliardë nga aksionet e kompanive të tyre.
Zuckerberg është justifikuar për shitjet me shpenzimet e kompleksit të ri në ishullin Kauai që besohet se po i kushton $300 milionë.
Por sipas një raporti të rrjetit Fortune, të gjitha shitjet e përmendura ishin planifikuar paraprakisht nga bursat dhe gjithsesi Bezos, Zuckerberg e Dimon përsëri ruajnë shumicën e aksione në kompanitë e tyre.
Eksperti i CNBC për pronat Robert Frank tha në tetor se lëvizjet duket se janë që më të pasurit të ruajnë veten e tyre, ose për arsye që njerëzit më të thjeshtë nuk arrijnë t’i kuptojnë. /DailyMail/