MENU
klinika

Kreshnik Spahiu përplaset me zëdhënësin e Belerit

“Pse u bë ‘kurban’ Jorgo Goro”?

28.03.2024 - 11:44

Ish-kryetari i bashkisë Himarë Jorgo Goro i arrestuar disa ditë më parë akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë.

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se Jorgo Goro është një lloj kurbani i përplasjes politike në Himarë.

Sipas tij, nëse këto përplasje nuk do të ekzistonin në Himarë, Jorgo Goro nuk do të ishte sot në burg, pasi falsifikime si ato për të cilat ai akuzohet kanë bërë të gjithë kryetarët e bashkive sidomos në bregdet.

“Është një lloj kurbani dhe nëse nuk do ishte kjo përplasje në Himarë Goro sot nuk do ishin në burg, se me falsifikime si ato që ka bërë Goro çdo kryetar bashkie do shkonte në burg. Këto kanë ndodhur në gjithë bregdetin shqiptar. Goro duhet të kishte dhënë dorëheqjen kohë më parë, ndoshta ka dashur dhe s’e kanë lejuar”, tha Spahiu.

Sipas juristit Skerdian Dhuli, Edi Rama dhe qeveritarët e tjerë e kanë ditur çfarë ka ndodhur në Himarë, por e kanë përdorur Goron si “marionetë”.