MENU
klinika

"Pa lejen e Fushë-Krujës s’kalon droga në Shqipëri'

Pse u vra Bejtja? Karamuço: Armiqtë e tij kishin frikë se….

23.03.2024 - 12:15

Eskperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur për vrasjen e Gentjan Bejtjas ku tha se ekzekutimi i tij është bërë nga vrasës me pagesë, nga frika se ai mund të kthehej në të penduar të drejtësisë.

Karamuço gjithashtu tha se dyshohej që Bejtja kryente logjistikën për vrasjet dhe krimet e kryera.

“Bejtja ka një histori 15 vjecare kriminale, mbështetur në dyshime që nga vrasja e bankierit Artan Santo, si dhe një sërë vrasjesh në Laç, Lezhë, Krujë dhe rrethinat e Tiranës. Dyshohej se kryente logjistikën për vrasjet e kryera. Dyshohet se ka pasur përçarje brenda grupeve kriminale gjë që solli një seri vrasjesh. Dyshohet se nga Shkodra, Lezha, Kurbini, Tirana ka qenë përfshirë d.p.d në vrasje ose ka siguruar mjetet e krimit. Nga zona ku është ai është pjesë e grupeve që merren me vrasje. Pa lejen e Fushë- Krujës nuk kalon droga në Shqipëri. Janë forcuar shumë. Janë organizatë e mirëfilltë kriminale. Organizata është përçarë dhe po vrasin njëri- tjetrin. Dyshonin se Bejtja mund të kthehej në bashkëpunëtorë të drejtësisë. Ai mori me vete mbi 25 vrasje të pazbardhura. Vrasja e tij nuk është zbardhur. Ka dalë makina që transportonte vrasësin madje me targa. Reagimi i policisë ka qenë shumë i shpejtë. Kanë kapur pronarin dhe një ndihmës, por nuk besoj se ata janë vrasësit. Ata që e kanë bërë janë vrasës me pagesë. Evis Martinaj s’ka lidhje fare”, tha Karamuço në një inetrvistë në RTSH.