Të shtunën kryeministri Edi Rama do të mbledhë në Shkodër kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët.
Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe zëvendës ministrat ku në fokus do të jetë analiza e punës së bërë nga kryebashkiakët.
Takimi do të jetë vetëm një ditë dhe vjen 1 javë përpara se në Durrës Rama të mbledhë asamblenë.
Kryeministri Edi Rama po kërkon një fitore edhe më të thellë në zgjedhjet e 2025 që të garantohet progresi që është arritur gjatë 3 mandateve të drejtuar nga socialistët.
Rama është i bindur se socialistët nuk duhet të humbasin asnjë qendër votimi ndaj kërkoi angazhimin maksimal të antarësisë.
“Nuk ka asnjë qendër votimi në Shqipëri që Partia Socialiste nuk e fiton dot, nuk ekziston asnjë. Kënaqësia e fitores do të thotë që ne të rrisim kapitalin njerëzor të Partisë socialiste që të reflektojë hapjen dhe nevojën që do vlerësohen njerëzit e duhur.”