Vlora është ndalesa e radhës e Kryeministrit Edi Rama për të vijuar takimet me anëtarësinë. Kreu i qeverisë ka prezantuar edhe Vangjel Tavon si prefektin e ri të qarkut të Vlorës.
Ish-deputeti dhe ish ministri i LSI, Vangjel Tavo është emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave Prefekt i Qarkut të Vlorës. Tavo zëvendëson në këtë detyrë Flamur Mamajn.
Tavo u përfol pak ditë më parë se mund të marrë postin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Duke qenë se gjykata kërkoi që të largohet Jorgo Goro, mediat greke njoftuan se Rama i ka bërë propozim Tavos të jetë në detyrë derisa të mbahen zgjedhjet. Por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Rama ka vendosur ta emërojë Prefekt të Vlorës.