10.03.2024 - 13:37
Pas mbledhjes së qeverisë dhe kryetarëve të bashkive një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot takimet në Shkodë
Kreu i qeverisë po zhvillon në lagjen “Xhabiej” një takim me dy organizata të Partisë Socialiste të kësaj zone, takim që mbahet në kuadër të riorganizimit të PS dhe anëtarësimet e reja.
Kryeministri shoqërohet nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, prefektja Majlinda Angoni dhe deputetët e PS Agron Çela, Edona Bilali dhe Frrok Gjini si dhe kryetari i bashkise Malësi e Madhe Tonin Marinaj.
Siç shihet kryeministri Rama bën foto edhe me një vogëlushe.