MENU
klinika

“Shuplakë” Greqisë për Belerin

Reporterja e PE: Bota do ishte e tmerrshme nëse të gjithë do të silleshin si Athina!

27.03.2024 - 17:58

Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor bota do të ishte e tmerrshme.

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e PE-së Isabel Santos, në një konferencë për mediat në Tiranë, i ka dhënë goditje Greqisë për çështjen e Fredi Belerit.

Ajo deklaroi se është e keqardhur nga deklaratat e Athinës zyrtare për Fredi Belerin, teksa theksoi se nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata si Greqia, bota do të ishte e tmerrshme. Santos u shpreh se çështje është në gjykim dhe duhet pritur deri sa drejtësia të dalë me një vendim të plotë.

“Jam e keq ardhur për këtë lloj deklaratë nga Greqia. Aq sa di autoritete gjyqësor epo bëjnë punën e tyre është një çështje që lidhte me zgjedhjet dhe diçka e keqe që është bërë, duke qenë se nuk është mbyllur nga organet gjyqësore nda duhet ët presim vendimin e gjykatës. Është një çështje në proces gjyqësor. Nëse të gjitha vendet do të sanksionin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor bota do të ishte e tmerrshme. Do dalim në përfundim pasi të flasë drejtësia. Po e ndjek çështjen jam mjaft e vëmendshme ndaj kësaj çështje po i ndjek informacionet, por ajo që mund të thamë është se po pres për vendimin”, tha Santos.

Ajo gjithashtu tha se BE do të ndjekë nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Santos deklaroi se do të ndiqet me kujdes se si ky ligj i ri do të bëhet. Ndër të tjera ajo shtoi se liria e mediave është një ndër faktorët kyç që ata po monitorojnë.

“Po ndjekim nga afër ligjin për Zonat e Mbrojtura. Për të parë sesi zbatimi i këtij ligji të ri do të bëhet. Vëmendja jonë është e përqendruar edhe tek liria e mediave. Situata duhet të përmirësohet kur bëhet fjalë për mjedisin për gazetarët si dhe për tranparencën e pronësisë dhe financimit të mediave.

Integrimi i pakicave është po kaq i rëndësishme është një temë e rëndësishme. Kjo është një çështje e rëndësishme ku duhet të ndërtojmë një shoqëri solidar edhe të fortë. Doja të theksoj rolin rajonal dhe ndërkombëtar të Shqipërisë që janë në përputhje me vlerat e BE-së për ne në këtë moment është diçka që duhet ta qartësojmë. Duke përgëzuar vendin se si po eruan vendin në sferën globale”, tha Santos.