MENU
klinika

Kush janë kandidatët

Rithemelimi në Selenicë zgjedh kryetarin

31.03.2024 - 11:13

Anëtarësia e Partisë Demokratike të Rithemelimit në Selenicë është thirrur sot të zgjedhë kryetarin e saj.

Votimi për kryetarin ka nisur në orën 8 të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 18:00.

Kandidatët për postin e kryetarit janë Engjël Shanaj dhe Leonard Rakipaj që kandidoi për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore për bashkinë Selenicë .

Qendra e votimit do të jetë ne fshatin Peshkëpi dhe rreth 800 antarë kanë të drejtë vote për të zgjedhur kryetarin e ri.