Roza Lati ka rrëfyer copëza nga fëmijëria e saj, ndonëse moderatorja kishte folur më parë për ndarjen e prindërve, dhunën dhe sëmundjen e babait nuk kishte rrëfyer për publikun ato që ka treguar në Big Brother Vip.
Ajo tregon se prindërit e saj Rita dhe Kristo Lati u njohën dhe u martuan me dashuri por përpos kësaj dhuna ishte sistematike.
Moderatorja rrëfen se tumori iu shkaktua nga plasja e një vene kur ai u hodh nga shkëmbinjtë e Dhërmiut.
Ndër kujtimet e saj me të atin ajo tregon se mban mend mure me gjakun e mamas së saj, një skenë ku babai i saj e kishte përplasur përtokë.
Edhe pse prindërit e saj u ndanë Roza tregon se menduan gjithmonë për babain e saj pasi që të mos e linin të pleqëronte vetëm e njohën me një grua nga Shkodra.
Nga kjo martesë Roza zbulon se ka edhe një vëlla nga ana e babit me të cilin ruan raporte shumë të mira.
“Ai e njohu Ritën time dhe e pa që Rita ime (mami i Rozës, aktorja Rita Lati) nuk ishte fare ashtu si paragjykohej. U martuan me dashuri e deshën njëri-tjetrin . Unë jam një fëmijë që jam rritur me nënën artiste po nga ana tjetër kishte shumë sherre dhunë dhe gjaku i mamit nëpër mure.
Babi im kur ka qenë 19 vjeç u hodh nga shkëmbinjtë e Dhërmiut në det dhe është përplasur me kokë tek disa shkëmbinj, atëherë nuk kishte aparatura që të na tregonin që në fakt babit i kishte plasur një venë në tru që me kalimin e viteve ajo venë i’u bë tumor. Tumori e bënte agresiv pa arsyeje.
Mbaj mend kur ka qenë mami në Amerikë na solli një videokasetë u ula afër televizorit, babit nuk i punonte telekomanda dhe unë u afrova i thash mos duhet të shtypim këtë butonin dhe ai është çuar më ka ngriti në ajër dhe me ka plasur në tokë.Nuk reagova se kisha frikë.
Ne nuk donim ta linim të pleqëronte vetëm dhe e njohëm me një grua nga Shkodra me të cilën ka edhe një djalë që është vëllai. Ai ma sillte Erin tek shkolla që unë të afrohesha.”-u shpreh Roza