MENU
klinika

Ekspertja e ekonomisë: Kjo shtyrje nuk do të jetë pozitive

Rritja për pensionistët për vitin 2024 aplikohet në tetor

21.03.2024 - 16:32

Nga nisma e fundit e opozitës për rritjen progresive të pensioneve, për të arritur në 300 euro deri në 2029, preken jo vetëm ata që janë aktualisht në skemë, por edhe qytetarët të cilët dalin rishtazi në pension. Për eksperten e ekonomisë Teuta Nunaj projektligji i depozituar në Kuvend nga nuk ka logjikë ekonomike. Rritja në këto nivele e pensioneve, tha më tej Nunaj nuk është e pamundur por rruga për të shkuar aty nuk është e duhura. Për të rritur masën e përfitimit për pensionistët do të mjaftonin dy indeksime në harkun e një viti dhe një pension i 13-të dhe kjo të përcaktohet me ligj, në mënyrë që të mos mbetet në vullnetin e forcave politike. Nga studio e emisionit “Box to Box”, ajo gjithashtu komentoi dhe lajmet që po qarkullojnë së fundmi se indeksimi për 2024, ka gjasa të aplikohet në tetor. Sipas saj, sa më i ulët të jetë inflacioni aq më i ulët do të jetë edhe indeksimi i pensioneve. Ajo thotë se këtë shtyrje nuk e sheh pozitive, duke marr në konsideratë që edhe si indeksim do jetë në kuotë më të ulët në krahasim me vitin 2023.

-Zonja Nunaj, thuhet se masa e përfitimit të pensionit është e ulët dhe indeksimi ka qenë i pamjaftueshëm dhe kemi një nismë që vjen nga PD, një rritje progresive e pensioneve deri në 2029, si e keni bërë?

Edhe në bazë të një pensioni mesatar duhet parë një analizë pse e kemi 18 sot, por pas një viti mund ta kemi edhe shumë më pak, sepse një numër i pensionistëve nuk kanë plotësuar numrin maksimal të viteve të punës do të marrin një pension të pjesshëm. Në rastin e një argumenti ekonomik nuk shërben në analizën time pensioni mesatar si bazë. Në relacionin që shoqëronte projektligjin parashikoj se si bëhej një lidhje mes një minimumit jetik që ishte propozuar nga deputetët që ishte 20 mijë dhe bëhej një përafërsi. Sot merret pension mbi bazë të sasia e vlerës së kontributeve që kanë derdhur dhe numri i viteve të kontributeve dhe nëse ne do të vendosim një pension minimal nuk është e rëndësishme pjesa e vlerës. Skema e pensioneve lidhet për mbi 700 mijë individë që është një e katërta e popullatës dhe nuk mund të bësh një lloj loje më këta. Kemi të bëjmë me këtë skemë që ka këto parime baze, nëse vendosim një kufi bie e gjithë teoria dhe praktika e ekzistencës së kësaj skeme.

-Ju nuk e shihni si të pamundur për tu realizuar në aspektin financiar që mund të ketë një nismë e tillë, por e shihni të pamundur për shkak të mënyrës apo pasojave që mund të sjell kjo nismë e tillë?

Po unë në këtë rast e shoh si një nismë politike dhe jo ekonomike. Nuk jam kundër rritjes së pensioneve, i kam mëshuar nevojës së rritjes së pensioneve. Reforma e 2014 për skemën e pensioneve që solli një risi që ishte pensioni social që është i barabartë me pensionin që marrin individët që banojnë në zona rurale. Nga 2014 deri më sot ne kemi një rënie drastike të kontribuuesve të këtyre zonave që do të thotë se nëse ke një pension sociale kur shkon 70 vjeç që të jepet një formë ndihme dhe nuk ke kontribuar dhe njëri që ka punuar 20 vite dhe merr të marr të njëjtën vlerë atëherë pse ai duhet që të paguajë kontribute. Duhet të jemi të kujdesshëm me një skemë sepse nuk ka vetëm sot efekte por edhe në 20 vitet e ardhshme. Është vërejtur një ulje e numrit të viteve kontributeve dhe nëse do ti referohemi të dhënave zyrtare shihet se po ulet pikërisht sepse kemi këta individë që kanë punuar gjatë periudhës së tranzicionit dhe nuk kanë qenë të siguruar, kanë vite kontributeve më pak.

-Ju gjykoni që nuk është kjo mënyra e duhur për të ndërhyrë në skemën e pensioneve dhe është nismë që vjen nga PD dhe mbetet në kuadrin politikë?

Po është më shumë një ligj politik duke synuar që të përkrahet nga popullata dhe jo një ligj i argumentuar. Për pjesën e buxhetit unë e kam mbështetur rritjen e pensioneve aktuale. Buxheti për sa kohë është në diferencë që ka më pak të ardhura sesa shpenzime, është argumenti se buxheti nuk përballon dot. Duhet që të bëhet një mirmenaxhim i buxhetit.

-Përtej kësaj nisme të PD, mendoni se është mundur që të arrihet në këto nivele pensionesh jo më pak se 300 euro deri në 2029?

Nuk e bëjë analizën mbi bazën e një vlere fikse në lekë, nëse është 300 euro pas 5 vitesh sipas projektligjit nuk e dimë se sa kanë kontribuar ata që do të dalin në pension. Nëse do rriten pagat edhe pensionet rriten. Nuk gjykoj se rritjet duhen bërë me vendim qeverie, sepse bie logjika ekonomike dhe kemi të bëjmë me rritje politike dhe jo me rritje ekonomike. Nxjerr jashtë loje skemën. Nëse këto rritjet do bëhen, pra nëse marrim normën e interesit të shportës dhe nëse ketë rritje i bëjmë dy herë në vit atëherë kjo normë pensioni rritet. Jam kundër rritjeve të pensioneve me vendime, duam ta bëjmë 18 tani dhe e vendosim, duam që pas 1 viti që ta bëjmë 20 dhe e vendosim dhe kjo do të thotë se i varim pensionistëve atë shpresën për një pension më të mirë tek vullneti politike si tek pjesa e shpërblimeve që jepen në fundvit. Unë jam kundër rritjes me vendime politike, ato duhen të rriten mbi bazën e një logjike ekonomike dhe mbi bazën e analizave të skemës së pensioneve që do ta mbrojnë skemën në të ardhmen.

-Është e përballueshme për buxhetin që të aplikohen dy rritje brenda vitit?

Buxheti që të ardhurat i ka më të vogla se sa shpenzimet nuk kemi hapësirë sepse nuk përballojmë dot shpenzimet aktuale, por nëse kemi shumë shpenzime që bëhen si konstruksione zyrash ose që nuk janë produktive dhe janë me kosto të larta, por nëse bëjmë mirmenaxhim të buxhetit dhe ka gjithmonë para për të rritur pensionet, ndihmën sociale si edhe pagat.

-Indeksimi për 2024, ka gjasa të aplikohet në tetor, kjo vonesë është e justifikuar?

Këtu kalojmë tek vullneti politik. Vet qeveria e ka pasur në praktik që ta bëjë në prill, nëse e spostojmë dhe e çojmë në tetor do të thotë se atë rritje pensionistët do ta marrin 6 muaj me vonesë. Është para minus që qytetarët kanë në buxhetin e tyre nëse bëhet 6 muaj më vonë. Nuk e shoh si një nismë pozitive këtë shtyrje, duke marr në konsideratë që edhe si indeksim do jetë në kuotë më të ulët në krahasim me vitin 2023. Mendoj se nëse do të respektojmë bazën ligjore indeksimi bëhet mbi bazën e normës së inflacionit te shportës dhe aktualisht ne shohim që norma ka ardhur duke u ulur dhe nëse do vijohet duke u ulur, në muajin shkurt ishte 2.6 për qind që ishte nën normë dhe nëse vazhdojmë deri në tetor do të shohim se inflacioni do të ulet. Sa më i ulët të jetë inflacioni aq më i ulët do të jetë edhe indeksimi i pensioneve. Pra nëse indeksimi bëhet në tetor atëherë, pensionistëve nuk do ti jepet në fillim të viti por në fund të vitit ajo rritje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti Fatos Çoçoli: Do të ketë dy bonuse!

Pensionet, të moshuarit pritet të përfitojnë shtesë edhe në shtator


BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria