“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Sa ndikon profesioni në shfaqjen e zhurmave në vesh?
Mjeku: Këta pacientë janë ata që kanë ushtruar gjatë jetës së tyre, edhe një profesion me zhurma, dhe çuditen shumë në momentin e vendosjes së diagnozës dhe në faktin që shumë herë na duhet t’u rekomandojmë vendosjen e aparateve të dëgjimit, për minimizimin e zhurmave dhe për një dëgjim më të mirë në momentin që e kanë të vënë protezën akustike.
Sa të kujdesshëm janë të rinjtë dhe a janë të ndërgjegjshëm ata për problemet që mund të shkaktojnë disa sjellje që ata bëjnë?
Në të gjitha shtresat e popullatës, politikat mjekësore dhe fushatat sensibilizuese duhet t’u drejtohen sidomos më të rinjve që abuzojnë me jetën e natës dhe u pëlqen të dëgjojnë muzikë me zë të lartë, atyre që u pëlqen të ecin rrugës me kufje në vesh, duke dëgjuar muzikë nga telefoni apo edhe atyre më të rinjve që u pëlqen të luajnë me fishekzjarre apo kapsolla, që argëtohen kur i plasin. Nervi i dëgjimit, është shumë i ndjeshëm nga zhurma e fuqishme dhe mund të shoqërohet me një dëmtim të rëndë, deri në shurdhim të plotë.
Në të gjitha këto raste ata duhet të paraqiten menjëherë te mjeku ORL, për të marrë një mjekim korrekt, sepse një rëndësi të madhe në rikuperimin e rënies së menjëhershme të dëgjimit përbën edhe koha e marrjes së menjëhershme të medikamenteve të duhura.
Përmendëm profesionet që i favorizojnë zhurmat në vesh, çfarë këshillohet në këto raste?
Për të gjithë ata që punojnë në ambjente me zhurma, si nëpër fabrika të industrisë prodhuese, tezgjah etj, rekomandohet përdorimi i tapave të veshit gjatë punës, që të minimizohet zhurma.
Për të rinjtë që pëlqejnë të dëgjojnë muzikë nëpërmjet kufjeve, duhet një kujdes i veçantë në kontrollin e volumit të zërit, pragu i të cilit ngrihet me përdorimin e përditshme dhe nuk arrijmë ta kuptojmë se kur e ngremë dhe duhet të mbetet deri në gjysmën e volumit që ka aparati për të mos dhënë dëmtime në nervin e dëgjimit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.