MENU
klinika

SHBA zbulon haptazi strategjinë e re

Si do të përdoren sekretet e spiunëve kundër armiqve

05.03.2024 - 11:39

Shpërndrja e sekreteve të zbuluara nga spiunët amerikanë për të prishur planet e armiqve të Uashingtonit, të cilët janë përfshirë prej vitesh në operacione armiqësore gjithnjë e më agresive që synojnë destabilizimin e demokracive perëndimore. Kjo është strategjia e re e Shtëpisë së Bardhë e konfirmuar nga zyrtarë të lartë të administratës Biden për gazetarët e revistës “Time”. Deklasifikimi selektiv i informacionit të inteligjencës nuk është një praktikë e re, por programi i shpërndarjes së sekretit amerikan 007 ka marrë peshë të paprecedentë vitet e fundit.

Mjafton të thuhet se në të kaluarën zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) merrte vetëm një ose dy kërkesa në muaj për deklasifikimin e dosjeve të spiunazhit. Tani, megjithatë, ky numër shpesh arrihet dhe tejkalohet në baza ditore. Objektivi i parë i strategjisë së Uashingtonit është Vladimir Putin. Në fakt, gjithçka filloi në tetor 2021 kur Biden, i informuar nga zyrtarë të sigurisë kombëtare për përgatitjet për një pushtim rus të Ukrainës, vendosi të dërgonte në Federatë William Burns, kreun e CIA-s dhe ish-ambasador në Moskë. Qëllimi, tha një zyrtar amerikan për Time, ishte t’u tregonin kundërshtarëve të tyre se amerikanët ishin të vetëdijshëm për planet e tyre dhe të privonin Kremlinin nga efekti i befasisë. Edhe pse publikimi i sekreteve nuk pengoi as operacionin e flamurit të rremë dhe as pushtimin e Ukrainës, administrata Biden që atëherë e ka zgjeruar më tej programin. Deri më tani është përdorur për të ulur tensionin mes Serbisë dhe Kosovës, për të parashikuar hakmarrjet që Kina do të kishte marrë pas misionit në Tajvan të ish- kryetares së Dhomës Nancy Pelosi, etj.