MENU
klinika

Përplasja me Donika Gërvallën

“Serbia do luftë në Kosovë”/ Hovenier: Kemi gati 4 mijë trupa

05.03.2024 - 11:18

Ambasadori i SHBA’ve në Prishtinë Jeff Hovenier dhe Kryediplomatja Donika Gërvalla janë përplasur për një kercenim të mundshëm nga Serbia drejt Kosovës.

Gërvalla, ndër të tjera, ka kërkuar që aleatët e Kosovës të flasin me gjuhë të qartë ndaj atyre që kërcënojnë me luftë duke e menduar në radhë të parë Serbinë.

“Por, për t’i ndalë luftërat në të ardhmen duhet të veprojmë tani, sepse ndryshe ne do të jemi në pozita të njëjta që kemi qenë gjatë viteve 90’të dhe nëse nuk e përdorimin preventivën pastaj do të jemi të gjithë së bashku mjaftë të zënë për t’i gjetur strategjitë e duhura për të ndalë diçka që mund ta parandalonim” ka thënë diplomatja kosovare.

Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i diplomatit amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier duke thënë se asnjëherë më parë në Kosovë s’ka pasur investim më të madh se tani për parandalim nga ndonjë sulm. Ai ka përmendur personelin prej 4 mijë personash të NATO përfshirë qindra ushtarë amerikanë duke i thënë Gërvallës “e di që s’deshe ta lëshë anash këtë”.

“Për çështjen e parandalimit të bëjë dicka të qartë për të gjithë miqtë e mi në Kosovë. Nuk ka asnjë vend në botë që përfiton më shumë se Kosova në investimin për parandalim. Një misioni i NATO me 4 mijë veta garanton siguri dhe stabilitet si asnjëher më parë. E di që s’deshe ta lësh anash këtë por dua që kjo të kuptohettë kuptohet mirë, pra përfshirë qindra amerikanë, miqtë gjermanë dhe të tjerët. Pra nuk e di që kemi këtu kemi mungesë parandaluese” ka thënë Hovenier.