MENU
klinika

Satira e Agron Gjekmarkajt për Asamblenë e PS

“‘Shenjtorë’ të plakur! ‘Dërrmimin’ e Opozitës do ta shihni…”

17.03.2024 - 15:02

Pas 12 vitesh në pushtet, të vjetër oh sa të vjetër, në gjithçka, të njëjtat rradake vërtiten sa në një karrige në një tjetër, të njëjtat fjalë e kumte të zvargura, të njëjtat buzeqeshje fajtoresh, e njejta fuqi infektuese banaliteti, e njëjta paturpesi, gjysma në burg e gjysma tjeter nisur per atje mazhoranca qe tek skandalet gjen fillin per tu ringritur si Anteu u mblodh me be sefte plazhin në Gjiun e Lalezit në këtë behar. Bekuar qofte deti i gjërë, na lan mekatet thanë njëzëri, na heq ndezullinë dhe roshkun, na bën terbiet.

Vaj e kremera me vete per lekuren që as skuqet as zverdhet e regjur shollë nga makuteria u duken atij bregu. Burra e gra njëzëri bertiten urraa urraaa! Bereqet bereqet jemi ne selamet.

Me gjuhen mushk si arra të pathyera në gojë vikasin “ne jemi punë mbaruar” , “ Ne jemi punë kryer” , “nuk jemi më të mirët po më të mirë nuk ka” , “ ne jemi krenarë” ,” ne jemi misionarë” hypur mbi gomar, këta lejfenë krijues të gjuhes së re, pervetesues të së mires, të se bukures, të se drejtes , pa idealizmin ideologjik të kinezit të ngratë ju ngerdheshen shqiptarve të hutuar në labirinthet e bashkohësisë.

Na u plak Kryeministri dhe ministrat para syve. Zeri i tyre si i mizave në zheg të njëjten kenaqesi shperndan.

Rraqe që ironia e fatit na i la neper kembë grumbulluar mbi një karro me goma të shfryra e terhequr nga “Skenderbeu” i vetmuar dhe lodhur perserituri të njëjtat qyfyre.

Surratqerepet, kodoshet, zullapet qafëtrashë qytetarve u marrin paratë, dhe kanë dorë të rëndë, i klasifikojnë në parcela patronazhimi, i rrejnë, i kercenojnë në një kapje kapilare të shtetit dhe institucioneve ndaj edhe shpallen “derrmimin” e Opozites. Pastaj i shohin vënger drejt e ne sy tek ju thonë, ne jemi moderniteti, lezeti e sherbeti.

Ne e duam pushtetin t’ju bejme mire ju more laneter që po na lodhni e plakni u thonë, se duam per vete se ne jemi religjioze, idealiste, progresiste, si ju shkon mendja të na e hiqni ë?! Haramsez!

Me rroskop njëri se tjetri në ide. Me guximtar njëri se tjetri në servilizem.

Gojërrumbull e fytyrë kungull asambleisti vigjelon, merr shenim, raporton dhe urdheron.

Po , në mesditë asambleja u mblodh!

Dielli i buzëqeshjes se tyre misionare ra mbi ne. Si kryetarë kooperativash në vitin 1991 por mbuluar me rroba firmato, Idealistë të kauzave të medha gromësijnë me duhem e taft mbi tavën e boshatisur pasi kanë ndarë llokmat !

Me gjuhë kauçuku, me muskuj teneqeje, me barkun lastik karvani i “shenjtorve” brohoret “përjetësi”, “përjetësi” prina o Mesi!

Në një liber të shënjtë thuhet “mallkuar qoftë e teperta” ! Ja keni merzitur dheut more qerratenj.

Biologjinë e keni kundër, shokët në qeli pa duhan, moralin publik po, kohen po aq, zullumet gjerdan në qafë ju kerrusin, shqiptaret gjithnjë e me shumë! “Dërrmimin” e Opozitës e patë me 20 Shkurt do e shihni çdo ditë deri pranverën tjetër kur të filloni procedurat për azil a lutjet per avokat.

Nuk do ju mjaftojnë pleudaritë e qashtra të Mamices per t’ju justifikuar ajo do jetë e zënë për të mbrojtur Skenderbenë e pafan si dhe duke bërë pako me kryqin e kuq për shokët në hapsana e kurbet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shyqyr që paske shpëtuar, paske qenë në rrezik të madh”

Gjekmarkaj ironizon Flutura Açkën: Pashë tension politik, fjalë të nxehta në ajër!