18.03.2024 - 10:40
Një incident mes katër personave ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Afantou të Rodosit, si pasojë e të cilit janë plagosur dy prej personave.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në sheshin Afantou për një arsye të panjohur si pasojë e së cilës dy persona kanë mbetur të plagosur nga një mjet prerës dhe janë dërguar në spital.
Për ngjarjen, një person me origjinë shqiptare ra në prangat e policisë së Drejtorisë së Sigurisë Rodos, ndërsa po hetohet për përfshirjen e një personi të dytë.