MENU
klinika

"Stuhi në gotë"

“Sherri për Himarën, konflikt për interesa të vogla”, Tavo zbulon nëse do kandidojë për kryebashkiak!

29.03.2024 - 21:07

Pas 10 muajsh me kryetar në detyrë, tashmë bashkia e Himarës ka një kryetare të komanduar mirëpo kjo është shoqëruar me kaos dhe debate të shumta, duke sjellë edhe reagim të ashpër nga Greqia.

Mirëpo, gjithçka ka ndodhur deri më tani, përshirë edhe sherrin në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, për prefektin Vangjel Tavo është një konflikt i stisur për interesa shumë të vogla.

Në një intervistë në ‘A2 CNN’, Tavu u shpreh se kjo “furtunë në gotë”, siç ai e cilësoi, po bëhet për shkak të keqinterpretimit të ligjit, me ose pa qëllim.

“Unë isha si prefekt i Vlorës, në fund të fundit dhe sikur të isha si qytetar i thjesht, ka të drejtën time të isha present në atë sallë, mendoj se duke e keqinterpretuar ligjin, ose e bëjnë qëllimisht, ata mendojnë se mund të intimidojnë Këshillin për të ushtruar funksionet e tij, bazuar në ligjin për pushtetin vendor. Janë ata që duan të mbajnë Himarën peng, Himara nuk është pjesë e një grupimi njerëzish, por Bashki e gjithë atij komuniteti që jeton në Himarë, por po kalon momente të pamerituara për komunitetin himariot për shkak të keqinterpretimeve që duan t’i bëjnë ligje dhe konflikteve lokale që kanë marrë përmasa absurd. Stuhi në gotë, duhet të nxjerrin mësim të gjithë në radhë të parë përfaqësues të atij komunitetit, të ulen dhe të bashkëpunojnë. Konflikte të stisura për interesa të vogla që ushqejnë sherr”, tha ai.

Tavo nuk pati një përgjigje konkrete nëse do të jetë ai kandidat i socialistëve për kryebashkiak. Ai u mjaftua të thoshte që do jetë i angazhuar më së miri për të bërë punën e prefektit të qarkut.

Jam totalisht i angazhuar në detyrën që më është caktuar të prefektit të qarkut të Vlorës, që përveç Himarës ka dhe Bashki të tjera dhe jam i angazhuar për t’i shërbyer këtij komuniteti dhe përtej garantorit”, deklaroi Tavo.