MENU
klinika

Rritet bilanci i viktimave

Shpërthimi në Lushnje/ Ndërron jetë vinçieri dhe djali i tij 20-vjeçar

01.03.2024 - 19:48

Ka shkuar në 2 numri i personave që kanë humbur jetën nga shpërthimi që ndodhi në Lushnjë pasditen e sotme. Pas vinçierit, Landi Verçani, mësohet se ka humbur jetën edhe djali i tij 20 vjeçar i cili po transportohej drejt Traumës.

Bëhet me dije se i riu ka qenë brenda vinçit kur mjeti i punës ka rënë në kontakt me rrjetin e tensionit të lartë elektrik.

Të paktën dhjetë persona kanë mbetur të plagosur dhe një ka ndërruar jetë nga shpërthimi i madh i ndodhur pasditen e sotëm në qytetin e Lushnjës.

Mes të plagosurve është edhe deputeti i PS-së, Bujar Çela i cili ka në pronësi kapanonin ku po punohej. Çela aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.

Sipas informacioneve punëtorët po kryenin punime për ngritjen e një kapanoni dhe dyshohet se kanë prekur linjën e tensionit të latë, për shkak të të cilit ka ndodhur edhe shpërthimi i fuqishëm.

Katër nga të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital dhe mësohet se 3 tre prej tyre janë në gjende të rëndë. Ndërkohë që polica ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur detajet e plota të këtij aksidenti.

“Rreth orës 16:05 në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”, në një kapanon në ndërtim dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën shtetasi L. V., dhe janë plagosur 8 shtetas mes tyre dhe deputeti B. Ç., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore.

Menjëherë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Komisariati i Policisë Lushnjë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të shpërthimit”, njofton policia.