MENU
klinika

“Një copë hekuri goditi klientin në kokë”

Shpërthimi në magazinën e deputetit të PS, dëshmia e punonjësit

04.03.2024 - 20:43

Në lidhje me shpërthimin në magazinën e deputetit të PS, Bujar Çela ku dy persona humbën jetën, ndërsa 7 të tjerë u palgosën, mes tyre edhe vetë deputeti ka dëshmuar edhe një punonjës.

Në dosjen hetimore thuhet se shtetasi Bledar Lika ka treguar momentin kur ka ndodhur shpërthimi. Ai ka deklaruar se një zhurmë shumë e fuqishme është dëgjuar, ndërsa vala goditëse theu xhamat e biznesit.

Punonjësi shprehet se pas shpërthimit, një copë hekuri goditi një klient në kokë.

“Kam dëgjuar një zhurmë të fortë dhe valë goditëse ku ka thyer xhamat e biznesit dhe një copë hekuri ka goditur në kokë klientin me emrin Sokol, ndërkohë në biznes ka pas shumë njerëz që dilnin dhe ka ardhur ambulanca që erdhi të marrë klientin Sokolin. Me pas morëm vesh që magazina e shtetasit Bujar Cela kishte marrë flakë dhe ndërkohë ishte dëmtuar dhe vet ai. Te magazina po kryeshin rregullime në llogari të shtetasit Bujar Cela të cilat kishin një muaj dhe po saldonin dhe po bëheshin profilet sanduic, por nuk kam dijeni se cili po i kryente këto punime”, tha thënë punonjësi.

Po ashtu është pyetur shtetasi Alfred Tabaku, ku shpjegon se “rreth orës 15:30 kam qene te pika e shumicës te plasmasi për të dorëzuar disa pije freskuese dhe në këto momente kam dëgjuar një zhurmë të fuqishme dhe valë goditëse. Aty kanë qenë të pranishëm Bledar Lika, Rezar Umeri dhe një klient me emrin Sokol i cili u godit në kokë nga një hekur”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dosja hetimore për shpërthimin me dy viktima

Dëshmia e kreut të IMT Lushnje: Nuk kisha dijeni për ndërtimin