MENU
klinika

Klodiana Lala shpjegon skemën

Si abuzonte me fondet kreu i ARRSH?

14.03.2024 - 11:59

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e kreut të ARRSH, Evis Berberi, por edhe dy biznesmenët e tjerë, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Gazetarja e Neës24, Klodiana Lala thotë se Berberi është arrestuar në afërsi të banesës së tij. Ndërsa sa i takon hetimit për korrupsion dhe pastrim parash, rezulton se Evis Berberi ka qenë ortak në një kompani me Valter Begajn. Këtij të fundit i ka dhënë tendera në kohën kur është emëruar drejtori i Eficencës në Energji.

“Berberi është arrestuar afër banesës së tij, ndërkohë kanë në përfunduar në pranga dy biznesmenët përkatësisht, Valter Begaj i cili u arrestua në studion e tij si dhe biznesmeni Ervis Lami, i cili është ndaluar në banesën e tij në Kodër Kamëz.

Sa i përket hetimit në lidhje me veprën penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave rezulton se Evis Berberi në 2018 i ka blerë Valter Begajt kompaninë Dam për shumën prej 800 eurove.

Në 2019 Evis Berberi është emëruar këshilltar i Belinda Ballukut dhe në atë moment ai ia ka shitur kompaninë një personi tjetër në shumën e 600 mijë euro.

Në pak muaj, kjo shtetase ja ka shitur kompaninë Valter Begajt në shumën 1.7 mln euro.

Më pas Berberi është emëruar nga Belinda Balluku drejtor i Eficencës së Energjisë. Gjatë kësaj kohe rezulton se i ka dhënë tendera Valter Begajt në kohën që ishte drejtor dhe vartës i zonjës Balluku”, raporton Klodiana Lala.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën shtëpinë

Kreu i ARRSH, Evis Berberi jep dorëheqjen nga drejtoria e Rrugëve!

Evis Berberi u arrestua pasi Vetting zbuloi “gropat e korrupsionit të ARRSH”

Çfarë gjetën agjentët e SPAK dhe BKH pasi ‘bastisën’ shtëpinë e drejtorit të ‘Rrugëve’