MENU
klinika

Analiza

Si e ndryshuan dronët rrjedhën e luftës në Ukrainë?

11.03.2024 - 10:30

Dronët janë padyshim disa prej armëve më efektive dhe më të kërkuara nga ukrainasit.

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Kievi ka bërë thirrje vazhdimisht për armë të rënda në mënyrë që të mund t’i kundërviheshin rusëve, transmeton Telegrafi.

Megjithatë dronët janë ata që kanë ndryshuar rrjedhën e kësaj lufte. Pas më shumë se dy viteve luftime, ukrainasit kanë arritur t’i shkaktojnë humbje të mëdha trupave të Vladimir Putinit.

Si në makineri ashtu dhe në personel ushtarak, rusët kanë pësuar humbje të mëdha nga dronët e ukrainasve që madje me raste kanë arritur t’i modifikojnë.

Në shumë raste, ukrainasit dronët e vegjël komercial kanë arritur t’i modifikojnë dhe t’i shndërrojnë në armë vdekjeprurëse.

Bëhet fjalë për dronët kamikaz që u vendosen lëndë shpërthyese dhe granata të ndryshme, që u hidhen makinerisë luftarake ruse.

Po konsiderohen edhe si armë të lira që po u kryejnë shumë punë ukrainasve, të cilët vazhdojnë të vëzhgojnë vijën e frontit me ta.

Më poshtë ju sjellim reportazhin e Daily Mail që kishin arritur të shkojnë shumë pranë vijës së frontit dhe të takohen me operatorët ukrainas, që 24/7 vëzhgojnë terrenin me këto fluturake.

Nga aty Daily Mail mësoi sesi po arrijnë ushtarët e Volodymyr Zelenskyt, të mbrojnë vendin e tyre – duke qenë vazhdimisht në kërkim të forcave pushtuese.