“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si të kuptosh që po përjeton “Burnout”
Mjeku: Nëse po përjeton burnout, do të vëresh këto 3 elemente:
Burnout është një fenomen i dallueshëm okupacional i shkaktuar nga stresi kronik i lidhur me punën.
Rraskapitja kronike është një ndër simptomat kryesore të burnout-it. Personat që e përjetojnë mund dukshëm të bëhen më negative dhe më cinikë.
Burnout mund të bëjë që një person të ndihet i pakënaqur me një punë e cila në fakt mund të jetë e përshtatshme për të.
Një përkufizim i përmbledhur nga një grup kërkuesish gjermanë në gazetën Burnout Research paraqitet si “një rraskapitje e organizmit që shkaktohet nga stresi i punës”.
Në vitin 2019 Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shtoi burnout-in në ICD-11 (International Classification of Diseases, Klasifikimi i tyre i Brendshëm i Sëmundjeve – edhe pse burnout nuk është një gjendje e diagnostikuar mjekësore).
Në përkufizimin e saj, OBSH përkufizoi tre dimensione që karakterizojnë burnout-in: ndjesi energjie të ulët ose rraskapitje, rritje e distancës mendore nga puna dhe ndjenja negativiteti ose cinizmi të lidhura me punën, si edhe ulje të produktivitetit profesional.
Rraskapitja emocionale
Ti zgjohesh çdo mëngjes, duke mos ditur si do ta përballosh ditën. Detyrat që më parë dukeshin të lehta për t’u kryer ose dukeshin thjeshtë rutinë, tani ndihen të mbingarkuara. Ti ndihesh bosh dhe as një fundjavë pushim (ose një javë pushim) nuk do të të mbushë.
Sigurisht, ka edhe arsye të tjera që mund të të bëjnë të ndihesh kështu. Për shembull, depresioni dhe burnout mund të paraqesin simptoma të ngjashme, kështu që është e rëndësishme mos ta diagnostikoni veten (ky informacion nuk duhet asnjëherë të zëvëndësojë marrjen e ndihmës profesionale nga terapisti juaj ose një këshillues i kualifikuar).
Disa studime kanë raportuar se këto dy gjendje mund të kenë të ngjarë të bashkëekzistojnë tek një person i cili po përjeton burnout të rëndë.
Depersonalizim dhe cinizëm
Kur përjeton depersonalizimin e lidhur me burnout, ti ndalon së pari të njerëzve si njerëz. Është sikur truri yt e ka fikur funksionin e dhembshurisë, aftësinë tënde për t’u identifikuar me të tjerët dhe problemet e shqetësimet e tyre apo për të qënë empatikë, si një mekanizëm vetë-mbrojtës. Ti bëhesh dukshëm cinik. Mund të fillosh të përdorësh një ton kritik apo ngacmues kur flet me personat që të shprehin kërkesa në punë. Madje mund të fillosh t’i trajtosh edhe keq. Kjo ndikon në marrëdhënien tënde me klientët apo kolegët, duke krijuar një cikël negativiteti.
Gjithashtu, mund ta pikasësh veten duke u ankuar më shumë për punën tënde. Në mënyrë të pazakontë, ndihesh i mbushur me mllef ose negativitet lidhur me ambientin e punës dhe detyrat e tua.
Nëse e vëren këtë fenomen, mundohu te ushqesh më shumë dhembshuri për veten ose të tjerët. Nëse ndihesh se je bërë dukshëm më shumë negativ, mos e gjyko veten në mënyrë të ashpër. Shikoje si një “flamur të kuq” që po ngrihet për të treguar diçka shumë të rëndësishme. Mund të jesh duke përjetuar burnout, edhe i gjithë ky negativitet mund të jetë thjeshtë truri yt që kërkon të pushojë. Mos e injoro atë!
Ulje e arritjeve personale ose produktivitetit në punë
Kur je duke përjetuar burnout nga stresi i lidhur me punën, ti nuk arrin të performosh në më të mirën tënde. Nuk është çudi që personat që përjetojnë burnout ndihen ankthiozë lidhur me cilësinë e performances së tyre, ose fillojnë të humbasin vetëbesimin.
Maslach dhe Jackson e përshkruajnë këtë element të tretë të burnout-it si: “Punonjësit ndihen të palumtur me veten e tyre dhe të pakënaqur me arritjet e tyre.” Nëse më parë ndiheshe me vetëbesim lidhur me punën tënde, por tani e ndjen veten të dyshosh tek aftësitë e tua ose ndihesh se nuk përshtatesh për më atë punë, ky mund të jetë burnout-i që po “ngre alarmin” – sidomos nëse më parë merrje kënaqësi nga puna dhe ndiheshe se ishte vendi i duhur për ty.
Personat që ndihen kështu, duhet të jenë të kujdesshëm lidhur me heqjen dorë nga puna. Përjetimi i burnout është një gjendje shumë e vështirë, edhe shpeshherë dëshira për të hequr dorë mund të jetë realisht tunduese. Ndonjëherë ai është vendimi i duhur. Por, nëse problematikat adresohen dhe ti mëson të vendosësh kufij e të kujdesesh më shumë për veten, gjërat fillojnë të ndihen më mirë dhe vlerësimi për punën tënde fillon të rikthehet.
Të larguarit nga “pandemia” e burnout kërkon ndryshime organizative dhe personale
Çdo person që punon është në rrezik për të përjetuar burnout. Shoqëria jonë e mbingarkuar 24-7, e kombinuar me streset e shumta që po përjetojmë vitet e fundit, ka krijuar një mjedis ku njerëzit janë më të ndjeshëm dhe të prekshëm se kurrë.
Një ndër gjërat më të rëndësishme që kemi nevojë për të filluar largimin nga “pandemia” aktuale e burnout është adresimi dhe trajtimi i shkaqeve rrënjësore në nivel organizativ – siç janë mbingarkesa në punë dhe kultura e vështirë e vendeve të punës.
Lajmi i mirë është se nëse mëson të kuptosh shkaqet, të njohësh shenjat, të dish kufijtë personalë të rrezikut, dhe të mësosh si t’i trajtosh apo menaxhosh ato, do të pajisesh me aftësitë e duhura për të lundruar në mjediset e sotme sfiduese të punës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.