“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Sinkopa (humbja e vetëdijes), ç’duhet të dimë
Mjeku: Humbja e shpejtë e vetëdijes e lidhur me paaftësinë për të mbajtur tonin postural që zgjidhet në mënyrë spontane pa ndërhyrje medikamentoze. Gjendja e të fiktit ka një frekuencë rreth 2% të vizitave, dhe duhet thënë se 1 në 4 persona mund ta kalojë gjatë jetës. Sinkopa shoqërohet me reduktim të fluksit cerebral prej 35 % për 5-10 minuta.
Shpesh ajo shpërthehet nga rënia e debitit kardiak nga shkaqe si sëmundja valvulare, kongenitale, perikardiake apo ishemike, si edhe nga aritmitë e ndryshme. Ndër shkaqet ekstrakadiake më të shpeshta janë ato neuronale.
Ndër faktorët nxitës mund të përmendim ato psikogjene, si: frika, ankthi, stresi emocional, dhimbja.
Shumë e rëndësishme është edhe njohja e hipotensionit ortostatik, ulja e TA sistolik me të paktën 20 mmHg dhe e TA diastolik me të paktën 10 mmHg brenda 3 minutave nga drejtqëndrimi nga pozicioni shtrirë. Njohja e kësaj patologjie është e rëndësishme se mund të zgjidhet thjesht me edukimin e pacientit në lëvizjen e tij me stade si edhe me rritjen e marrjes së kripës dhe lëngjeve me dietën ushqimore.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.