MENU
klinika

"Babai i Elias nuk e ka lejuar Lekën të takohet me vajzën..."

Skandali në familjen mbretërore/ Miku i Princit zbardh prapaskenat e sherrit

08.03.2024 - 20:32

Sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias u disktua në “Studio Live”. Kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahia u shpreh se princi dhe Elia po shkonin drej divorcit në mënyrë instituiconale por situata po agravohej dhe princ Leka u largua nga rezidenca mbretëore duke ia lënë tërësisht Elias dhe familjes së saj.

Spahia zbulon se atë ditë princi po shkonte të takonte të bijën siç ishte parashikuar në kontratë, por e pengoi gjyshi i saj, babai i Elias.

‘Pronari la shtëpinë e tij dhe në momentin që princi shkon për ta takuar rreth orës 15 e 15 ka qëlluar gjyshi i princeshës dhe ka ndërhyrë dhe i thotë princi me shumë qetësi nëse ka mundësi sipas kontratës kam dëshirë ta takoj vajzën pa praninë tuaj. Dhe ai i thotë jo të dal unë por duhet të dalësh ti nga dhoma e nga shtëpia. Kjo nuk është aspak e denjë për një prind dhe aty ka filluar agravimi dhe ka zbritur nga kati i dytë në katin e parë. Dhe pastaj videon nuk kam çfarë them.’, shton Spahia.
Sipas Spahisë edhe kamerat e shëtpisë i ka në dispozicion Elia, por kur ato të vihën në dispozicion të policisë do dalë e vërteta se princi u dhunua.

‘Këtë video, sepse dhuna ka vijuar edhe pasi ka dalë nga aty, dhe fatkeqësisht zonja Zaharia ka vazhduar edhe në ambientet e jashtme, ditën e djeshme policia ka dërguar shkresë ku kërkon vënien në dispozicion të kamerave. Kjo do të jetë rasti më i mirë që të dalin pamjet. Dhe dua të dini që kamerat i ka në dispozicion Elia. Rezidenca e familjes mbretërore është një rezidencë që ka një pasuri në kuptimin kombëtar, ka sende me vlerë të jashtëzakonshme. Edhe ka status për një muze armësh aty.’, u shpreh Spahia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“NYP”: Sherri, dy muaj pas divorcit! Ja çfarë pretendojnë palët

Përplasja fizike mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë jehonë në mediat botërore


Presidenti turk do të pritet nga Rama!

Erdogan viziton Tiranën! Zbardhen detajet

“Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’

Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal