MENU
klinika

Edicioni i 20-të

Sopranoja Maria Sardaryan, fituese e festivalit ‘Marie Kraja’

30.03.2024 - 18:24

Maria Sardaryan sopranoja nga Armenia është shpallur fituese e edicionit të 20-të të Festivalit Ndërkombëtar “Marie Kraja” që u mbajt për dy netë më radhë, 28 dhe 29 mars në Teatri Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë.

Çmimin e dytë e mori shqiptarja Juana Shtrepi dhe çmimin e tretë baritoni nga Koreja e Jugut, Seungwo Sun.

Sopranoja italiane Clarisa Costanzo, mori çmimin e këngës që jepet nga orkestra e festivalit.

Në këtë festival konkurruan 16 vokale unike të përzgjedhura nga 5 kontinente në dy disiplina, gara e arieve dhe ajo e këngës.

Gjatë këtij eventi ndërkombëtar, u performuan edhe duete me artistët e muzikës shqiptare, si Eneda Tarifa, Elhaida Dani, Kamela Islamaj, Venera Lumani, Lind Islami, Era Rusi, Kejsi Tola dhe Enxhi Nasufi.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse