MENU
klinika

Ja akuzat që rëndojnë mbi të

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS

18.03.2024 - 11:03

Leonard Hide, kryebashkiaku socialist i Libohovës është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ai dyshohet se në kohën qe ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

Dyshimet janë gjithashtu se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie.

Ata kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”. Në të njëjtën dosje me Hide janë edhe disa të pandehur të tjerë.