Prokuroria e Posaçme SPAK ka sekuestruar disa pasuri të ortakëve të ish kreut të ARRSH, Evis Berberi, i cili tashmë ndodhet në burg. Me anë të një njoftimi, SPAK thotë se janë sekuestruar pasuritë e biznesmenëve Valter Begaj dhe Ervis Lami.
SPAK thotë se ka sekuestruar mijëra sipërfaqe toke, 6 automjete dhe nje motomjet. Këto pasuri i takojnë shoqërisë “DAAM” shpk, me ortak Valter Begaj dhe administrator Evis Lami, të dy persona nën hetim,
Berberi dhe dy biznesmenet akuzohen per “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
LEXONI EDHE: Akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion, arrestohet kreu i ARRSH-së, Evis Berberi! Ja aferat që i zbuloi “Vetting”
ARRESTIMI i BERBERIT DHE DY ORTAKEVE TE TIJ
Ish Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme mbrëmjen e së mërkurës (13 mars) disa orë pasi doli nga ambientet e zyrës.
Gjatë kontrolleve në banesën e tij nga agjentët e BKH-së dhe SPAK, mësohet se drejtorit të ARRSH-së iu janë gjetur disa piktura me vlerë mijëra euro, si edhe një shumë e konsiderueshme parash.
Evis Berberi dhe dy ortaket e tij u lanë në burg. Ata mohuan akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tyre për korrupsion dhe pastrim parash.
Sipas akuzës Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tenderë kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj “NET – GROUP”, sh.p.k. Kjo e fundit përmes transaksioneve paratë i kalonte kompanisë ‘DAAM” që Berberi zotëronte dhe kontrollonte në mënyrë indirekte. SPAK thotë se përfitimi i Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë ‘DAAM’ shpk. janë investuar në pasuri të paluajtshme.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime kryesisht në kuadër të procedimit penal Nr. 214, të vitit 2023, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 258, 244-25, 259, 287/2 të Kodit Penal.
Në vijim të njoftimeve të mëparshme, për faktin penal të rezultuar dhe personat e dyshuar (njoftim i datës 14.03.2024), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.164, datë 18.03.2024, ka vendosur:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e mëposhtme:
Kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak personin nën hetim V. B. dhe administrator personin nën hetim E. L;
Pasurinë e paluajtshme Nr.80/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe 25,100 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.
Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë” me sipërfaqe 1,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 1,080 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 2,055 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
Pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 5,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;
Automjetin e markës “SKODA”, modeli “FABIA”, viti i prodhimit 2019;
Automjetin e markës “JEEP”, modeli “COMPASS”, viti i prodhimit 2011;
Automjetin e markës “BMW”, modeli “X3”, viti i prodhimit 2004;
Automjetin e markës “FORD”, modeli “KUGA”, viti i prodhimit 2011;
Motomjetin e markës “DAYANG”, modeli “DY125T-32”, viti i prodhimit 2022;
Automjetin e markës “KIA”, modeli “SELTOS”, viti i prodhimit 2020;
Automjetin e markës “HYUNDAI”, modeli “AVANTE”, viti i prodhimit 2020.