MENU
klinika

Inceneratori i Elbasanit

SPAK u komunikon avokatëve akuzat për Arben Ahmetajn

26.03.2024 - 14:34

SPAK i komunikoi avokatit të Arben Ahmetajt akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave” e “fshehjes së pasurisë”.

Po ashtu, avokatëve të Mirel Mertirit e Klodian Zotos, në kërkim nga drejtësia, akuzat e “korrupsionit” dhe “pastrimit te parave”.

Biznesmeni Mirel Mërtiri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia, pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Mërtiri është vënë nën akuzë për korrupsion në aferën e inceneratorëve.

Prokuroria e Posaçme akuzoi zyrtarisht biznesmenin Mirel Mërtiri për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasanit më 15 nëntor 2022.

“Shtetasit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” kryer në bashkëpunim dhe “pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, thuhej askohohe në aktakuzën e SPAK.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka

VOA: Opozita mbështet SPAK-un në thellimin e hetimeve

""Me firmën e Ramës u vodh fondi i Këshillit të Ministrave"

SPAK mbylli hetimet për inceneratorin e Elbasanit/ Berisha zbulon prapaskenat