MENU
klinika

Edon Zhegrova në modë

Sulmuesi përfundon në “radarët” e Realit të Madridit

31.03.2024 - 18:23

Me merkaton e verës që është ende larg, Real Madrid duket se i ka idetë e qarta. Edhe pse Mbappé dhe Davies mbushin faqet e gazetave pranë Los Blancos, në Madrid mund të ketë një transferim surprizë. Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, sulmuesin e Kosovës qëpo shkëlqen te Lille. Paraqitjet e tij në këtë sezon kanë sjellë interesin e gjigandëve spanjoll, sipas asaj që shkruan “Mas Fichajes”.

25-vjeçari është aktivizuar në 26 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 5 asiste. Për të ky është sezoni i 3-të te Lille.

Florentino Pérez, numri një i Real Madrid, është i vendosur të mos kursejë aspak në merkato. Përvecc këtyre emrave, të tjera afrime priten në verë.

Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola