MENU
klinika

“Po tolerohet sjellja kriminale”

Sveçla: Qasja e SHBA ndaj Serbisë është e gabuar!

30.03.2024 - 13:08

Nisur nga qëndrimi i fortë që ka mbajtur i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar që e tha qartë se bashkëpunimi i tij me qeverinë e Albin Kurtit është i vështirë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla theksoi se marrëdhënia me SHBA-BE është shumë e mirë, për shkak se palët ndajnë vlera të njëjta.

Mirëpo, në intervistën për “A2CNN”, ai nuk kurseu kritikat sa i përket qëndrimit të SHBA ka mbajtur përkundrejt Serbisë, sipas së cilit është shumë i butë. Ky qëndrim, për ministrin e Brendshëm, nuk bën asgjë tjetër përveç se e inkurajon atë që të ketë një sjellje më të egër në raport me Kosovën.

“Kemi komunikim dhe raporte të mira me SHBA-BE, duam të bëhemi pjesë e Europës, e NATO, nuk kemi dallim në sistemin e vlerave, dallimi ku ne i kemi janë realisht ne mendojmë se qasja e tyre në raport me Serbinë është gabim, tolerimi i sjelljes kriminale të regjimit të Serbisë dhe satelitëve të tyre në Bosnje dhe Kosovë dhe influencës destruktive në rajon i inkurajon ato të jenë edhe më të egër”, u shpreh Sveçla në A2 CNN.

Ai e krahasoi qasjen e ndërkombëtarëve në kohën e Sllobodan Millosheviç, të njëjtë me atë ndaj Aleksandar Vuçiç sot. Sveçla tha se Millosheviç u tolerua më shumë sesa duhej dhe ajo që ndodhi ishte një masakër, e prandaj thekson se duhet të reagojnë në kohë ndaj Vuçiç.

“Duke stabilizuar sitën qoftë dhe e padrejtë do mund të blejnë kohë për ndryshimin e qasjes së Serbisë. Ne jemi të bindur se me regjim si Vuçiç Serbia nuk ndryshon, kjo jo vetëm se e thotë realiteti, na e mëson dhe historia. Millosheviç është toleruar më shumë sesa duhet, u desh që të vriteshin qindra mijëra qytetarë që të vriteshin, që perëndimi të shoh që duhet të mbajë një qëndrim të vendosur jo vetëm në kundërshtim, por edhe ndëshkim të Serbisë, sa më shumë të tolerohet aq më shumë do tentojë që të shfrytëzojë benefite nga të gjitha anët”, përfundoi Sveçla.